Xhudistja nga Kosova, Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Prixin që po mbahet në Budapest të Hungarisë.
Sportistët nga Kosova po vazhdojnë me suksese dhe po na bënë krenarë në arenën ndërkombëtare.
E tillë është edhe xhudistja pejane, Nora Gjakova, e cila fitoi medaljen e argjendtë në Budapest.
Nora ishte e pafat në finale duke u mposhtur me ippon nga braziliania Rafaela Silva dhe u desh të kënaqet me medaljen e argjendtë.
Medalja e argjendtë për xhudisten nga Kosova vjen në kategorinë deri në 57 kilogramë.
Në këtë Grand Prix, Nora fitoi 490 pikë Olimpike për Tokio 2020. /Telegrafi/