Site icon Telegrafi

Nora Gjakova fiton dy ndeshjet e para dhe kalon në gjysmëfinale në Evropianin e xhudos në Lisbonë

Xhudistja jonë, Nora Gjakova ka fituar dy ndeshjet e para në Evropianin e xhudos në Lisbonë të Portugalisë dhe ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinale.

Nora Gjakova ka fituar luftën e parë në kuadër të xhiros së dytë në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Pejania arriti ta mposht pa shumë vështirësi me ‘ippon’ xhudisten nga Spanja, Carla Ubasart Mascaro.

Edhe në luftën e dytë apo në atë çerekfinale, Nora Gjakova u tregua e fortë për kundërshtaren e saj.

Në këtë duel, xhudistja jonë mposhti kundërshtaren ruse, Daria Mezhetskia për vetëm 65 sekonda ‘luftë’.

Me këtë fitore, Nora kaloi në gjysmëfinale të kategorisë deri 57 kilogramë në Evropianin e xhudos në Lisbonë.

Në gjysmëfinale, xhudistja pejane do të ndeshet me portugezen, Telma Monteiro. /Telegrafi/

Exit mobile version