Nora Gjakova ka fituar edhe në luftën e dytë në Kampionatin Botëror.
Xhudistja kosovare ka mposhtur gjermanin Seija Ballhaus në kategorinë deri në 57 kilogramë.
Ka qenë një luftë shumë e fortë mes dy xhudisteve, ku Gjakova mori fitore me Ippon vetëm pas kohës shtesë.
Me këtë fitore Nora Gjakova ka kaluar në çerekfinalen e Kampionatit Botërorë.
Kësisoj në çerekfinale xhudistja pejane do të takohet me xhudisten turke Hasret Bozkurt. /Telegrafi/