Telegrafi

Nora Gjakova fitoi medaljen e artë në “Tunisia Grand Prix”

Nora Gjakova ka fituar në finale të Tunisia Grand Prix.

Xhudistja jonë ka triumfuar me Waza-ari kundër kundërshtares koreano-jugore, Kwon.

Në këtë formë, Gjakova ka siguruar medaljen e artë në kategorinë deri në 57 kilogramë në këtë garë prestigjioze botërore.

Theksojmë se në gjysmëfinale Nora arriti ta mposhtë xhudisten nga Panamaja, Miryam Roper.

Ndryshe, Distria Krasniqi ka humbur në finale të Tunisia Grand Prix ndaj brazilianes Jessica Pereira.

Krasniqi humbi me Ipon në momentet e fundit të ndeshjes.

Medalja e argjend shkon për Distria Krasniqin, ndërsa e arta për brazilianin Pereira. /Telegrafi/