Site icon Telegrafi

Nora Gjakova e bronztë në Grand Prix

Në këtë turne Kosova u paraqit me katër garues të kategorive të ndryshme në të dy gjinitë: Distria Krasniqi (52kg), Nora Gjakova (57kg), Zymer Zeka (73kg) dhe Fatos Tabaku (73kg).

Nora në xhiron e parë të kategorisë deri 57 kilogram mposhti malaziasen, Tanja Bozhoviç, ndërsa në xhiron e dytë ishte më e mirë se kroatja, Andrea Bekiç. Në gjysmëfinale ajo u mposht nga gjermania, Miriam Roper, e cila edhe e fitoi këtë turne. Në repesazh xhudistja pejane mposhti me ippon kanadezen, Stefanie Tremblay. Gjakova veç medaljes së bronztë ka fituar edhe 160 pikë të kualifikimeve për normën olimpike.

Distria Krasniqi në kategorinë -52 kg pësoi humbje në xhiron e dytë nga kampionia olimpike, Ilse Heyen. Në repesazhë, Krasniqi u mposht nga Romy Tarangul nga Gjermani.

Zymer Zeka në kategorinë deri 73 kg humbi në xhiron e parë nga rumuni, Costel Danculea. Fatin e njëjtë në kategori të njëjtë e pati edhe Fatos Tabaku i cili humbi nga rusi, Sergej Nikolajev.

Aktiviteti i radhës i xhudistëve është kampionati evropian i juniorëve që do të mbahet në Sarajevë të Bosnje e Hercegovinës prej 20 deri më 22 shtator. /Sporti1/Telegrafi/ 

Exit mobile version