Telegrafi

Nora Gjakova e argjendtë në Lojërat e dyta Evropiane

Nora Gjakova ishte e pafat në finale të Lojërave të dyta Evropiane që po zhvillohen ne Minsk të Bjellorusisë.

Xhudistja kosovare është mposhtur në finale nga Daria Mezhetskaia e Rusisë në kategorinë e -57 kilogramëve, për ta fituar kështu medaljen e argjendtë.

Pejania përballjen e saj të parë pati ndaj francezes Priscilla Gnettor, që arriti ta mposhte me pikë, duke kaluar në çerekfinale. Më pas e mposhti edhe Pauline Starje të Gjermanisë me një fitore te pastër, Ippon

 

Lexo po ashtu Momenti i intonimit të himnit dhe ngritja e flamurit të Kosovës kur Majlinda Kelmendi u stolis me medaljen e artë

Xhudistja jonë ka mposhtur në gjysmëfinale konkurrenten nga Portugalia, Telma Monteiro, për të kaluar kështu në finale.

Finalja e zhvilluar në Minsk i solli Norës medaljen e argjendtë, e që ishte e dyta për Kosovën, pasi Majlinda Kelmendi e fitoi të artën. /Telegrafi/