Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi do të shpërblehen për medaljet e arta të fituara muaj më parë.
Ministri i Kulturës, Rinise dhe Sportit, Kujtim Gashi, do të vizitojë Federatën e Xhudos në Pejë ku në një ceremoni të organizuar do t’u ndajë çeqet xhudisteve Nora Gjakova në vlerë prej 20 mijë euro, për fitoren e medaljes së artë në Kampionatin Evropian që është mbajtur në prill të këtij viti në Izrael dhe Distria Krasniqi në vlerë prej 14 mijë euro, për fitoren e medaljes së argjendtë.
Kurse, trajneri Driton Kuka do të shpërblehet me 14 mijë euro si trajner i dy xhudisteve që janë kurorëzuar me medalje në këtë kampionat.
Në këtë ceremoni do të marrin pjesë edhe drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Kulturës, në kuadër të kësaj vizite do të diskutohet për ecurinë e procesit për ndërtimin e Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë.
Ministri Gashi gjithashtu do ta vizitojë edhe Parkun Arkeologjik Ulpiana, ku do të njoftohet me ecurinë e punimeve që po ndërmerren nga Instituti Arkeologjik, punime tjera në bashkëpunim me L’Ecole Normale Superiore –Paris (Universitet me karakter shkencor, kulturor dhe profesional ) dhe Universitetin e Prishtinës, sipas marrëveshjes se nënshkruar vitin e kaluar. /Telegrafi/