Nora Gjakova ka fituar edhe luftën e dytë për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian Tel Aviv 2018.
Xhudistja jonë, në kategorinë -57 kilogramë, mposhti me ippon Acelya Toprak të Britanisë së Madhe.
Në çerekfinale takohet me fituesen e çiftit, Telma Monteiro (Portugali) – Tena Sikic (Kroaci).
Edhe Distria Krasniqi ka kaluar pengesën e parë në Kampionatin Evropian Tel Aviv 2018.
Distria, në kategorinë -52 kilogramë, mundi polaken Karolina Pienkowska, e cila u pezullua me tri vërejtje, shkaku i pasivitetit.
Krasniqi u kualifikua në çerekfinale, pasi rrethin e parë e kishte kaluar pa luftë. Në çerekfinale takohet me Reka Pupp (Hungari). /Telegrafi/