Site icon Telegrafi

Nora Gjakova deklarohet me shumë emocione për medaljen e artë në Lojërat Olimpike: Faleminderit Majlindës që na ka hap rrugën

Nora Gjakova është deklaruar pas fitimit të medaljes së artë në Lojërat Olimpike që po mbahen në Tokio.

Xhudistja nga Peja mposhti në finale francezen Sarah Leoine Cysique, për të realizuar ëndrrën e saj, por edhe për t’i sjell Kosovës të dytën në këto lojëra.

Në një prononcim për media, Nora ka thënë se i është lutur Zotit për këtë triumf dhe se nuk e besonte që e kishte fituar medaljen e artë, derisa ia konfirmoi trajneri i saj, Driton Kuka.

Lexo po ashtu Nuk ndalet Kosova: Nora Gjakova na sjell një tjetër medalje të artë nga Lojërat Olimpike 'Tokio 2020' - Ekipi i xhudos po shkruan histori

“Ende po më duket e pabesueshmme, e kam shikuar Tonin (Driton Kukën) dhe e kam kuptuar se kam fituar medaljen olimpike”, ka thënë e arta jonë.

“Kam ardhur me fituar medaljen olimpike, por nuk e kam besuar se do të jetë kështu. Shpresoj që kjo nuk është fundi i karrierës time, mendoj të vazhdoj më tutje”.

“Dua të falënderoj ekipin, Tonin (trajnerin) i cili është meritori kryesor pasi kishte durim me ne për 20 vite, familjes që ka pasur durimin me dy xhudist në shtëpi. Faleminderit Majlindës që na ka hap rrugën dhe na ka shty me besua se mund të arrijmë medaljet”.

“Nuk jemi parë me Akilin në tunel, por që kam pas emocione të dyfishta, herë për mua e herë për Akilin, por kjo që kemi arritur sot është e jashtëzakonshme. Prapë se prapë kemi sjell një medalje në shtëpi”, ka përfunduar e Gjakova. /Telegrafi/

Exit mobile version