Pas Distria Krasniqit, edhe Nora Gjakova ka arritur që të sigurojë një vend në finalen e Grand Prixit të Budapestit.
Xhudistja pejane ka arritur që në gjysmëfinale ta mposht rivalen panameze, Miryam Rober.
Gjakova triumfoi në saje të një vazzari dhe në këtë formë ka arritur të sigurojë një medalje – arit apo argjendtë.
Ndërkohë, Krasniqi ka arrit që në gjysmëfinale të triumfoj kundër spanjolles, Juliana Figueroa, të cilën e mposhti me ippon.
Theksojmë se Majlinda Kelmendi do të paraqitet në repechage pasi që në gjysmëfinale u mposht nga japonezja Chishima Maeda.
Ndryshe, Loriana Kuka dhe Akil Gjakova do të paraqiten gjatë ditës së nesërme në garat në Hungari. /Telegrafi/