Suksesit të Era Istrefit në skenën ndërkombëtare i janë gëzuar të gjithë shqiptarët.
Ndërkaq, padyshim se më të lumturit ishin familjarët e këngëtares, në veçanti motra e saj, Nora Istrefi.
Këngëtarja e ka publikuar një fotografi të Erës nga performanca duke u shprehur krenare me të.
“Të lumtë motra ime. Faleminderit që ekziston. Shumë krenare me ty”, ka shkruar Nora.
Krahas Will Smith dhe Nicky Jam, Era është kujdesur për argëtimin e publikut para finales së madhe të Kampionatit Botëror.
Tre yjet me famë botërore kanë performuar në Luzhniki Stadium në ceremoninë përmbyllëse të ‘Rusia 2018’ pak para fillimit të finales ndërmjet Francës dhe Kroacisë.
Ata interpretuan himnin e turneut të sivjetmë, “Live It Up”, duke bërë për vete publikun në stadium dhe milionë njerëzit që i ndoqën përmes ekranit. /Telegrafi/