Telegrafi

Nora, e pesta në Mastersin e Jerusalemit

(Foto: Facebook/KOK)

Xhudistja e Kosovës, Nora Gjakova, nuk ka arritur të fitojë medalje në Mastersin e Jerusalemit në xhudo.

Sportistja jonë ka konkurruar në kategorinë -57 kg dhe ka përfunduar e pesta në renditje, njëkohësisht duke i fituar edhe 648 pikë olimpike për Lojërat Olimpike ‘Paris 2024’

“Kampionia olimpike, Nora Gjakova, e pesta në Mastersin e xhudos dhe +648 pikë olimpike Paris 2024”, shkruan në njoftimin e KOK-ut.

Mastersi konsiderohet ndër garat më të mëdha të xhudos, ku vetëm Kampionati Botëror jep më shumë pikë për ranglistën olimpike.

Më herët, Distria Krasniqi e fitoi medaljen e artë në këtë turne duke triumfuar ndaj britanikes Chelsie Giles në finale.

Me këtë rast, krahas medaljes, ajo siguroi edhe 1.800 pikë për Lojërat e ardhshme Olimpike. /Telegrafi/