Telegrafi

Nora e Marku i këndojnë djalit të tyre Gegës (Video)

Nora Muqaj dhe Mark Marku ka pak muaj që janë bërë prindër të fëmijës së tyre të parë, të cilin e kanë quajtur Gegë.

Përkushtimi ndaj Gegës ka bërë që dyshja e famshme të largohen përkohësisht nga skena duke mos sjell projekte të reja muzikore, transmeton Telegrafi.

Por se muzika është pjesë e jetës së tyre çdo ditë ata na tregojnë përmes një video të publikuar nga Marku ku çifti simpatik shihet duke kënduar dy këngë, të cilat sipas tij janë të preferuarat e Gegës.

Nora dhe Marku prej kohësh jetojnë në Zvicër ndërsa në një prononcim të mëhershëm për Telegrafin kishin paralajmëruar se së shpejti do të rikthehen në skenë me projekte të reja muzikore./Telegrafi/