Nora Gjakova ka përfunduar me sukses kampionatin evropian në Izrael.
Në kategorinë deri në 57 kilogramë, Nora ka arritur të triumfojë në finale për të marrë medaljen e artë.
Gjakova në finale u përballë me gjermanen Theresa Stoll ku fitoi me Ippon.
Ky sukses i Nora Gjakovës vije pasi Distria Krasniqi u ndal në finale.
Gjithsesi dy xhudistet pejane arritën të marrin medalje, Nora e artë ndërsa Distria e argjendtë.
Nora në rrethin e parë mundi Ichinkholoo (Azerbajxhan), në të dytën Acelya Toprak (Britani e Madhe), kurse në çerekfinale, Telma Moreiron (Portugali). Finalen e siguroi pas triumfit ndaj ruses, Anastasiia Konkina. /Telegrafi/