Telegrafi

Nora e argjendë në Tbilisi Grand Prix

Xhudistja kosovare Nora Gjakova i ka dhënë edhe një medalje Kosovës në garën e zhvilluar sot në Gjeorgji.

Ajo në pjesëmarrjen e saj në Tbilisi Grand Prix në kategorinë deri në 57 kilogramë fitoi medaljen e argjendë, raporton Koha.net.

Në finale ajo u përball me xhudisten braziliane Rafaela Silva, e cila fitoi me Ippon.

Nora Gjakova në gjysmëfinale mposhti medalisten e lojërave olimpike, francezen Automne Pavia.