Telegrafi

Nora dhe Tuna arrijnë bashkë në darkën e Valdrin Sahitit (Video)

Në darkën e organizuar nga Valdrin Sahiti janë ftuar një numër i madh artistësh, por vëmendjen e kanë marrë dy prej tyre, të cilat shkuan me vonesë.

Nora Istrefi dhe Altuna Sejdiu-Tuna kanë shkuar bashkë në këtë ndejë private të organizuar dhe sigurisht se vëmendja nuk ka munguar, shkruan lajmi.net

Kohëve të fundit jeta e tyre private ka qenë ndër më të komentuarat e në raport me atë se janë bërë ‘kunata’ nuk kanë folur asnjëra.

Lexo po ashtu Tuna, “kunatë” me rivalen e saj Nora Istrefin?

Një video e siguruar nga Prive thyen të gjithë heshtjen, pasi shihen dy këngëtaret teksa arrijnë bashkë.

Megjithëse akoma nuk është zyrtarizuar asgjë, spekulohet se Tuna është në lidhje me kunatin e Norës, Patris Berishën.