Në darkën e organizuar nga Valdrin Sahiti janë ftuar një numër i madh artistësh, por vëmendjen e kanë marrë dy prej tyre, të cilat shkuan me vonesë.
Nora Istrefi dhe Altuna Sejdiu-Tuna kanë shkuar bashkë në këtë ndejë private të organizuar dhe sigurisht se vëmendja nuk ka munguar, shkruan lajmi.net
Kohëve të fundit jeta e tyre private ka qenë ndër më të komentuarat e në raport me atë se janë bërë ‘kunata’ nuk kanë folur asnjëra.
Një video e siguruar nga Prive thyen të gjithë heshtjen, pasi shihen dy këngëtaret teksa arrijnë bashkë.
Megjithëse akoma nuk është zyrtarizuar asgjë, spekulohet se Tuna është në lidhje me kunatin e Norës, Patris Berishën.
https://youtu.be/FhahVKPIK5s