Ka përfunduar ndeshja e sotme e Zvicrës kundër Kosta Rikës me rezultat 2-2.
Të entuziazmuar miliona shqiptarë, kanë dhënë mbështetjen e tyre për Zvicrën këtë vit, kjo pasi për kombëtaren zvicerane luajnë katër shqiptarë.
Ndër tifozët më të flaktë të kësaj kombëtareje duket të jetë edhe presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.
Ai kishte organizuar një mbrëmje në natën e sotme me shumë të ftuar VIP nga fusha e artit e sportit, për të ndjekur në Presidencë ndeshjen e sotme.
Ndër të pranishmet ka qenë edhe artistja kosovare, Era Istrefi, e cila është interpretuesja e himnit të Kampionatit Botëror këtë vit, së bashku me Will Smith dhe Nicky Jam.
Krahas Erës, e pranishme në Presidencë ka qenë edhe motra e saj, këngëtarja e njohur, Nora Istrefi.
Në krah të Ilir Metës sonte ndodheshin edhe kampioni i njohur Gjetan Keta, tenori i mirënjohur Kastriot Tusha, futbollistja e njohur e kombëtares shqiptare për femra, Cyme Lulaj, këngëtarët Kastro Zizo dhe Robert Berisha, si dhe shumë personalitete të sportit e kulturës.
Kujtojmë që këngëtarja Era Istrefi gëzon pasaportë shqiptare, pasaportë e cila i ka hapur rrugët duke mos i shkaktuar probleme për hyrjen në Rusi, vend për në të cilin do të niset brenda pak ditësh. /Telegrafi/