Telegrafi

Nook Tablet më i lirë

Nook Tablet i ri ka 8 GB memorie, por edhe çmimin më të ulët për 50 dollarë (në SHBA), kështu që tani shitet me çmim të njëjtë sikur dhe Kindle Fire, respektivisht 199 dollarë. Karakteristikat tjera të pajisjes kanë mbetur të pandryshuara, respektivisht ka ekranin 7-inçësh dhe procesorin 1-gigahercësh dhe sllotin për kartelat e memories microSD deri në 32 GB, ndërsa bateria mundëson deri në 11.5 orë lexim dhe 9 orë reproduktim të video përmbajtjeve.

Barnes & Noble paralajmëroi edhe uljen e çmimeve të lexuesit të vet të librave elektronik Nook Color për 30 dollarë, i cili tani ofrohet për vetëm 169 dollarë. /Telegrafi/