Korrespodenti i AIM-Agjencia Informative e Maqedonisë Boban Nonkovik ka mbështetur qëndrimin e drejtores së Teatrit të Komedisë Jelena Zhugiq me një koment më skandaloz se konstatimi i Zhugiq duke kërkuar plumba të vërtetë për protestuesit, jo plumba gome që kërkoi ajo, njofton Telegrafi Maqedoni.
Nonkovik ka shkruar ”E pse kërkon plumba gome! Sa mirë ka plumba të vërtetë.”
Ndaj statusit në Facebook të Zhugik kanë reaguar shumë protestuesit të ”Revolucionit Laraman” dhe qytetar të thjeshtë. Ajo fshiu atë status përkohësisht, dhe pastaj e ktheu prapë./Telegrafi/
Gjithashtu lexo: Jelena Zhugik kërkon plumba gome kundër protestuesve! (Foto)