Site icon Telegrafi

“Non grata nga SHBA-të”, ish kryeministri Berisha: Kam dorëzuar padinë për shpifje në Gjykatën e Parisit

Foto: Arkiv

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë të ditur se pas njoftimit për shpalljen “non grata” nga Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, ka dorëzuar në Gjykatën e Parisit padinë për shpifje.

Berisha në një konferencë për media tha se tashmë avokati i tij, Jean-Yves Le Borgne ka dorëzuar padinë.

Lexo po ashtu Ish kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha dhe familjes së tij i ndalohet hyrja në SHBA

“Këtë konferencë e kam thirrur për të njoftuar qytetarët se avokati im, Jean-Yves Le Borgne ka dorëzuar padinë time për shpifje në Gjykatën e Parisit. Siç ju kam njoftuar se pas vendimit të sekretarit të shtetit Bliken për të më shpallur ‘non grada’ mua dhe familjen time bazuar në shpifje, nga lobimi i Ramë dhe Soros, unë autorizova avokatin tim në Francë të ngrejë padi për shpifje. Javën që kaloi avokati ka dorëzuar padinë”, tha Berisha.

Kujtojmë se pak ditë më parë Berisha pati replika në distancë me ambasadoren e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim , pasi kjo e fundit kërkoi largimin nga Partia Demokratike. /abcnews/

Exit mobile version