Site icon Telegrafi

“Non grata e Berishës do të hiqet”, Edmond Spaho zbulon prapaskenat

“Ne presim që “non grata” e zotit Berisha të hiqet nga qeveria e re që ka ardhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

Kështu u shpreh deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, në studion e “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN.

“Non grata është e pabazuar. Nisur nga informacionet që kemi, “non grata” e zotit Berisha do të hiqet. Ju e kujtoni që Berisha ishte në arrest shtëpiak dhe sot është në Kongresin e CDU/CSU-së. Zoti Berisha nuk ka asnjë çështje që mbështetet në ligj, në fakte dhe në prova, që të dëmtojë imazhin e tij si politikan. Koha ka vërtetuar se ndaj tij janë ngritur akuza të rreme”, tha Spaho.

“Edi Rama i ka dhënë mijëra hektarë oligarkëve për të ndërtuar. Kur merr tokën e të tjerëve dhe ia jep oligarkëve, është mëkat”, shtoi Spaho.

Exit mobile version