Telegrafi

“Non grata” dy diplomatë shqiptarë, MPJ: Reagimi i Moskës nuk ishte surprizë

Ministria e Jashtme ka reaguar në lidhje me shpalljen non grata të dy diplomatëve shqiptarë në Rusi. Sipas ministrisë ky nuk ishte një vendim surprizë.

Reagimi i Ministrisë së Jashtme

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Moskë u thirr në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Federatës Ruse. Gjatë takimit, Ambasadorit i’u komunikua shpallja “non – grata” e dy diplomatëve shqiptarë të akredituar në Federatën Ruse.

Reagimi i Moskës nuk përbën surprizë për ne. Vendimi i marrë prej nesh pak ditë më parë në lidhje me dy diplomatët Rusë, i bashkërenduar me qëndrimet e aleatëve tanë strategjikë ishte proporcional ndaj sulmit kimik në Salisbury. Theksojmë se kanalet tona diplomatike mbeten të hapura në funksion të marrëdhënieve konstruktive dypalëshe, paqes dhe sigurisë.