Telegrafi

Nolito i lumtur me transferimin te City

Sot (e premte) edhe zyrtarisht Manchester City ka njoftuar blerjen e Nolitos nga Celta Vigo.

Spanjolli është shprehur shumë i lumtur se do të punojë me Pep Guardiolan pasi beson se ai është nga më të mirët në rolin e tij.

“Mendoj se Guardiola është një nga trajnerët më të mirë në botë”.

Lexo më shumëTetë transferimet që janë zyrtarizuar sot (Video)

“Ai dine shumë gjëra rreth futbollit, besoj se ai do të më ndihmon shumë mua të rritem”, ka thënë Nolito.

Çmimi që City ka paguar për sulmuesin e Celta Vigo besohet të jetë diku rreth 20 milionë euro. /Telegrafi/