Telegrafi

Nokiat e para me Windows Phone 7 gjatë tetorit?

Por sipas shkrimit të Reuters, modelet e parë të Nokias të bazuar në Windows Phone 7 do të mund të paraqiten qysh gjatë këtij muaji, respektivisht gjatë kohës së mbajtjes së tubimit Nokia World që me 26 dhe 27 tetor mbahet në Londër. Kështu kompania do të kishte në treg modelet e rinj të bazuar në Windows Phone të gatshëm mu për kohën e blerjeve të fund-vitit.

Në faqet Microsoft Canada sipas disa thashethemeve rastësisht kanë “rrjedhur” emrat e modeleve të parë të Nokias të bazuar në Windows Phone. Sipas këtyre informatave pajisjet do të kenë emrat Nokia Sabre dhe Nokia Sea Ray. /Telegrafi/