Telegrafi

Nokia zbret çmimin e Lumia 1020 në 399 euro

Ky lirim i çmimit mund të nënkuptojë që Nokia është duke e bërë gati ndonjë model të ri të telefonit i cili do ta zëvendësonte modelin Lumia 1020, edhe pse nuk pritet që në konferencën Microsoft BUILD, e cila mbahet këtë javë të zbulohet ndonjë model i ri i telefonit të avancuar.

Lumia 1020 vjen me ekranin e ndjeshëm në prekje me 4.5 inç në AMOLED, 2GB RAM, dhe 32GB memorie të brendshme.

Kamera e Nokia PureView përfshin ndriçuesin Xenon dhe lentën F/2.2 bashkë me aplikacionin e saj Pro Camera dhe stabilizatorin e fotografisë të njohur si OIS. / Telegrafi /