Telegrafi

Nokia X7, gati për porosi

Të gjithë ata që e kanë pritur këtë model të ri të Nokia’s, tani me siguri se do të jenë të kënaqur të dinë, se Nokia tashmë e ka vendosur për para-porosi modelin X7.

X7 nga Nokia tani mund të blihet me para-porosi në tregun britanik, gjerman, Italian dhe kinez, për një çmim prej 654 euro, pa kontratë me operatorin, dhe i njëjti do të jetë në duart e konsumatorëve që nga fundi i këtij muaji.

Nokia X7 posedon ekranin e ndjeshëm në prekje me teknologjinë AMOLED, rezolucion 640 x 360, Corning Gorilla Glas, që do të thotë se ekrani i saj nuk gërvishtet, si dhe 8GB hapësirë të brendshme për ruajtjen e të dhënave. / Telegrafi /