Telegrafi

Nokia X2 në Android, vjen javën e ardhshme?

Nokia e ka lëshuar edhe një njoftim jo të plotë, por duke e paralajmëruar modelin e ri të telefonit për të hënën e ardhshme, të 23 qershorit, dhe tema kryesore e prezantimit pritet të jetë Nokia X2.

Më parë ishte thënë se Nokia X2 do të vijë me procesorin 1.2GHz dual core Qualcomm Snapdragon 200, plus 1GB RAM dhe Adreno 305 GPU.

Karakteristikat e tjera që thuhet se do ti sjell Nokia X2 përfshijnë edhe 4GB memorie të brendshme, bashkë me dy kamera. Kamera e përparme është e thënë të jetë një version me 0.3 mega-piksel dhe kamera e pasme është e thënë të jetë me 5 mega-piksel.

Ekrani i Nokia X2 pritet të ketë diagonalen prej 4.3 inç me rezolucionin prej 800 x 480 pikselëve, dhe Android 4.3. /Telegrafi/