Telegrafi

Nokia: Windows Phone 7 do të jetë numër një!

Tani, pasi që Nokia është në një partneritet shumë unik me Microsoft, ajo është duke u munduar që ta ndihmojë Microsoftin me shumë asete të saj, siç janë; pozita e saj e liderit botëror në segmentin e telefonave mobil, distribuimi, marketingu, si dhe përvojën e shitjes me pakicë dhe navigimin në dyqanin e saj të aplikacioneve, Ovi Store.

Duke kombinuar këto komponentë me Microsoft, si ofrues të platformës, si dhe në anën tjetër, fuqinë e një lideri si Nokia e cila është duke e bërë ri-dizajnimin e ndërfaqës së përdorimit, ne do të jemi të aftë të bëjmë shumë më shumë në këtë treg, ka thënë Kai Oistamo, zëvendës drejtori ekzekutiv i Nokia’s, si dhe drejtori ekzekutiv i zhvillimit të kësaj kompanie.

Pas partneritetit të paralajmëruar gjatë muajit shkurt, Nokia dhe Microsoft janë duke synuar që të zhvillojnë edhe më shumë pajisjet mobile si dhe sistemin e tyre të përbashkët operativ, Windows Phone 7. / Telegrafi /