Sipas një raporti në Nokia Power User thuhet se Nokia do të sjell dy pajisje të reja Android në fund të këtij viti ose në fillim të vitit tjetër.
Burimet e afërta me Nokia-në tregojnë se dy modelet e ardhshme nga Nokia do të kenë madhësi prej 5.2 inç dhe 5.5 inç. Modelet e reja të telefonave pritet të kenë dizajnin historik të Nokias të ndërtuar nga metali i fortë.
Specifikat tjera përfshijnë rezistencën ndaj ujit dhe pluhurit, sensorët e gjurmëve të gishtërinjëve dhe ekranin OLED QHD me rezolucion prej 2560 x 1440 pikselëve.
Sa i përket softuerit, pritet që këto pajisje të funksionojnë me Z-Launcher, të kombinuar me versionin më të ri të Android, Android Nougat.