Pavarësisht faktit se Nokia kishte planifikuar të shesë më shumë se 150 milionë pajisje të reja në Symbian, apo ka thënë hapur se do të vazhdojë ta mbështesë platformën e saj, një gjë është më se e sigurtë; Symbian ka vdekur si sistem operativ. Edhe për përdoruesit, por edhe për zhvilluesit të cilin i qëndronin besnik këtij sistemi operativ.
Me gjithë këto probleme, është shumë e natyrshme që Nokia të pres ulje të shitjeve të pajisjeve me Symbian, dhe humbje të pjesës së tregut me këtë platformë mobile, e cila ende mbetet shumë e popullarizuar në mesin tonë.
Megjithatë, në raportin e saj të fundit, kompania finlandeze Nokia nuk pret që shitjet e saj për tre-mujorin e dytë të vitit të bien nën 6.1 deri në 6.6 miliardë euro. Gjithashtu, ky prodhues botëror pret që marzha e saj të zbret nga 9 në 6 për qind.
Në fund, Nokia ka thënë se pret që shpenzimet e saj operative dhe të hyrat të barazohen në një pikë rentabiliteti. Kështu, i bie që Nokia i ka ndryshuar planet dhe tani po përgatitet të rikthehet në pozicionin e saj të liderit botëror me telefona mobil. / Telegrafi /