Telegrafi

Nokia Transport vjen në versionin beta për telefonat Windows

Ndër tiparet e reja që kanë ndërruar ose janë shtuar janë dizajni i ri i ndërfaqes së bashku me auto-sugjerime intelegjente të destinacioneve. Tani, versioni beta i jep prioritet stacioneve transportuese në rezultatin e kërkimeve për përdoruesit.

Nokia gjithashtu ka futur informata shtesë të transportit siç është shkarkimi automatik i informatave të 550 qyteteve me rritje të numrit për çdo here më shumë.

Në versionin e përmirësuar të aplikacionit, mund të shohim ikona të veçant për autobusë, trene, metro si dhe mjete të tjera të transportit së bashku me ikonat tjera individuale për hotele, restorante dhe dyqane.

Versioni beta tani është i gatshëm për Lumia 610, 710, Lumia 800 dhe Lumia 900. Aplikacioni mund të shkarkohet pa pagesë në dyqanin online të Windows Phone. /Telegrafi/