Telegrafi

Nokia, telefona të rinj me sistemin e vjetër!

Tani, sipas raporteve të GSM Arena’s thuhet se Nokia po planifikon ta lansojë edhe një model të ri të telefonit me sistemin e saj operativ, Symbian, të cilin do ta shuajë pas pak vitesh.

Më saktë, bëhet fjalë për modelin Nokia N5, pamjet e të cilit tashmë kanë rrjedhur në internet, dhe posedohen nga GSM Arena.

Sipas asaj që deklaron kjo faqe, Nokia N5 përngjan mjaft shumë me modelin tjetër të ri të kësaj kompanie, Nokia N9, dhe i cili bazohet në sistemin operativ MeeGo.

Pas Nokia N5, pritet që kompania finlandeze të shpalos edhe modelet tjera, si N6 dhe N7, për të cilët thuhet se do të kenë ekran më të gjerë, dhe kamerë me më shumë mega-piksel. / Telegrafi /