Në të njëjtën ditë kur Microsoft ka njoftuar se e ka shitur njësinë e biznesit të Nokia’së për telefonat e thjeshtë tek Foxconn, Nokia ka njoftuar për një marrëveshje të re që do të shohë kthimin e markës për së famshme për telefona dhe tableta.
Nokia ka nënshkruar një marrëveshje të licencimit me HMD Global Oy, e cila është një kompani e sapo themeluar në Finlandë dhe e cila me sa duket do ta ketë pikërisht kompaninë Foxconn si partner për prodhimin e pajisjeve të kompanisë që dikur ishte lider botëror në pajisje mobile.
Pritjet janë që telefoni i pare i Nokia’së në Android të lansohet këtë vit, edhepse është thënë disa herë tashmë se modelet e reja të telefonave dhe tabletëve të rinj nën markën e Nokia-së do të paraqiten në treg gjatë vitit.