Telegrafi

Nokia tani largon njerëzit!



Njoftimi erdhi dy muaj pasi Nokia ka shpalosur planin e saj, i cili është pjesë e qëllimit të saj për të ulur shpenzimet për 1 miliardë euro, deri në vitin 2013, duke përfshirë edhe shkurtimin e 7.000 vendeve të punës në nivel global.

Objektiv primar i kësaj kompanie është afrimi me rivalët më të mëdhenj të saj në tregun botëror të telefonave të mençur mobil.

Kompani me bazë në Finlandë po përballet me një konkurrencë të fortë nga RIM, prodhues i telefonave Blackberry, iPhone i Apple dhe modelet tjera që bazohen në Google Android, ndërsa pjesëmarrja e saj në treg vazhdon të bie. / Telegrafi /