Telegrafi

Nokia sjell gjeneratën e re të Lumia, më 14 maj

“Jeni të ftuar të na bashkëngjiteni më 14 maj në Londër, për një kapitull të ri të rrëfimit Lumia” thuhet në ftesën e prodhuesit të madh finlandez të telefonave. 

Detajet specifike lidhur me modelin e ri të telefonit nuk janë dhënë, mirëpo thuhet se Nokia është duke punuar në një listë të gjerë të telefonave të mençur Lumia, të cilët do të debutojnë gjatë vitit 2013, duke përfshirë modelet si Lumia 928, një fablet me ekran që sillet prej 5 deri në 6 inç. / Telegrafi /