Telegrafi

Nokia shet 8 milionë pajisje Lumia për 3 muaj!

Burimet e besueshme të gazetës kanë thënë se Nokia ka arritur të shesë 8 milion njësi të telefonave të rinj Lumia për periudhën korrik – shtator. Dhe kjo shifër paraqet pothuajse trefishin e sasisë prej 2.9 milionë njësive të cilat Nokia i ka shitur në tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar, apo edhe krahasuar me 7.4 milionë nëjsi sa Nokia ka arritur të shesë në tremujorin paraprak.

Natyrisht se këta numra janë të vegjël nëse i krahasojmë me ato që i kanë rivalët e saj të mëdhenj, sikurse Samsung dhe Apple, mirëpo Nokia megjithatë po arrin ta dëshmojë se platforma mobile e Microsoft megjithatë e ka vendin e vet në tregun global të telefonave.

Siç dihet tashmë, Nokia është duke u përgatitur për të prezantuar 6 modele të reja të pajisjeve mobile nesër, në ngjarjen e saj në Abu Dabi. Në mesin e produkteve të reja do të jetë edhe tableti i parë i kompanisë i cili thuhet se do të quhet Lumia 2520, si dhe fableti Lumia 1520 i cili sjell ekranin e madh me 6 inç. / Telegrafi /