Telegrafi

Nokia shet 8.2 milionë njësi të Lumia

Në prezantimin e saj zyrtar Nokia ka thënë se ka arritur të shesë 8.2 milionë njësi të telefonave Nokia Lumia për tremujorin e katërt të vitit 2013, një rënie nga 8.8 milionë njësi sa kishte shitur një tremujor më parë.

Edhe pse shitjet e telefonave Lumia janë më të ulta se një tremujor paraprak, shitjet e telefonave të kompanisë Nokia përsëri paraqesin një rritje prej 86 për qind, në krahasim me tremujorin e njëjtë të vitit 2012.

Nokia dhe Microsoft janë në proces të përfundimit të marrëveshjes së tyre, nga e cila Microsoft do të marrë përsipër biznesin mobil të kompanisë Nokia, bashkë me linjën e telefonave Lumia. / Telegrafi /