Telegrafi

Nokia Sabre për WP7

Duke pasur parasysh se në ndërfaqen e kamerës në SO nuk ekziston mundësia për bartjen e incizimit në kamerën e përparme, mendohet se kjo mundësi nuk do të jetë aplikative në këtë telefon. Edhe pse nuk ka konfirmim, besohet se gjatësia e diagonales së ekranit është 3.7 inç. Celulari sipas të gjitha gjasave do të jetë i bazuar në procesorin 1.4-gigahercësh të Qualcomm.

Nokia Sabre zyrtarisht pritet të paraqitet në Nokia World që do të mbahet nga e mërkura në Londër. /Telegrafi/