Telegrafi

Nokia rikthehet në skenë, modelet e reja të telefonave në 2016?

Nokia nuk mund të lëshojë ndonjë model të ri të telefonit mobil deri në tremujorin e katërt të vitit 2016, sepse kjo është pjesë e marrëveshjes së shitjes me Microsoft.

Mirëpo sipas një raporti të fundit nga re / code thuhet se Nokia po planifikon të nisë një model të ri para fundit të 2016, kështu që i njëjti të debutojë në treg në tremujorin e katërt të vitit të ardhshëm.

Nokia kohët e fundit e ka prezantuar modelin e ri të tabletit në Android të cilin e ka quajtur Nokia N1, dhe për të cilin Nokia ishte bashkuar me një prodhues harderi, dhe një gjë e ngjashme mund të bëhet edhe për modelin e ri të telefonit të saj.

Nuk është e qartë ende saktësisht se çfarë janë planet e Nokia’së për tregun mobil, por pritet që kompania e famshme ta lansojë një model të ri të telefonit të bazuar në Android prej vitit të ardhshëm. (Telegrafi)