Telegrafi

Nokia, prodhuesi i katërt në SHBA

Lajmi vjen nga një raport i ri i publikuar nga Counterpoint Research, të cilët e kanë vendosur kompaninë Nokia në vendin e katërt për tremujorin e tretë të vitit 2013 me një pjesëmarrje prej 4.1 për qind në tregun e telefonave të mençur në SHBA.

Në vendin e parë është Apple me 33.7 për qind pjesëmarrje në treg, e ndjekur nga Samsung e cila ka 33.6 për qind të tregut dhe LG, e cila aktualisht mban 8.6 për qind.

Siç dihet tashmë, Nokia do ta shesë biznesin e saj të telefonave të mençur tek Microsoft, kompania e cila do ta marrë përsipër markën Lumia, të cilën Nokia e përdor për telefonat e saj të bazuar në sistemin operativ Windows Phone. / Telegrafi /