Telegrafi

Nokia prezanton Nokia N1, super tabletin e lirë në Android

Softueri i tabletit vjen me Nokia Z Launcher, që është i ndërtuar mbi versionin më të ri të Android, 5.0 Lollipop. Çmimi i Nokia N1 është jashtëzakonisht i përshtatshëm, pasi që kompania finlandeze do ta shesë atë për 249 dollarë.

Karakteristikat e tabletit përfshijnë edhe rezolucionin 2048 x 1536, 2 GB RAM, 32 GB memorie të brendshme, kamerën e pasme me 8 MP, atë të përparmen me 5 MP dhe Wi-Fi 802.11a/b/g/n/ac me MIMO.

Më tej, Nokia N1 sjell edhe dëgjueset stereo, si dhe baterinë me 5,300 mAh. Nokia N1 është i ndërtuar nga alumini, ndërsa hollësia e tabletit është vetëm 6.9mm. (Telegrafi)