Telegrafi

Nokia prezanton modelin N9

Në orët e para të ditës së sotme, kompania Nokia e ka prezantuar modelin e saj më të ri të telefonit të mençur – Nokia N9 MeeGo.

Për më tepër, ajo ka lëshuar edhe një video për ta prezantuar më detajisht telefonin, ndërfaqen e përdoruesit, sistemin operativ dhe dizajnin e bukur të këtij modeli.

Nga karakteristikat e publikuara të këtij telefoni, mund të shihet se i njëjti posedon ekranin e ndjeshëm në prekje me teknologjinë AMOLED me diagonale prej 3.9 inç, shpejtësi HSDPA, sistemin operativ MeeGo 1.2 Harmattan, memorie të integruar me 6GB/64GB, procesorin ARM Cortex-A8 OMAP3630 1 Ghz, PowerVR SGX530, kamerën me 8MP me auto-fokus etj. / Telegrafi /