Telegrafi

Nokia “prezanton” modelin Lumia 525

Edhe pse Lumia 525 “Glee” nuk është prezantuar në ngjarjen botërore të Nokia-së, thuhet se Nokia aksidentalisht e ka konfirmuar ekzistencën e këtij modeli në uebfaqen e saj zyrtare.

Megjithëse Nokia është bërë gati ta lansojë këtë telefon në treg, përveç emrit kompania nuk ka dhënë asnjë detaj tjetër për Lumia 525.

Pritet që Lumia 525 të jetë një model me karakteristika jo shumë të avancuara, dhe që kostoja për këtë telefon të jetë e përballueshme për shumë përdorues mesatar në mbarë botën. / Telegrafi /