Telegrafi

Nokia prezanton modelin E6

Tani, i njëjti model është vënë në dispozicion për para-porosi në tregun britanik, për një çmim prej 349 funtash britanike, ndërsa Nokia E6 pritet të arrijë në treg gjatë muajit qershor.

Mirëpo në këtë çmim nuk përfshihet lidhja e kontratës me operatorin mobil.

Karakteristikat kryesore të këtij modeli janë ekrani LCD me 2.46 inç, i cili është i ndjeshëm në prekje, rezolucion me 640 x 480 piksel, 8GB memorie e brendshme, tastiera e plotë QWERTY, bateria me 1500mAh, si dhe opsioni me mikro SD kartelë e cila mund ta rrisë kapacitetin e ruajtjes së të dhënave. 

Megjithatë, kjo nuk është e tëra që posedon ky model, pasi që E6 është i pajisur edhe me kamerë me 8MP, dy ndriçues LED, 2x digital zoom, si dhe HD video në 720p. / Telegrafi /