Telegrafi

Nokia prezanton modelin “e lirë” Lumia 625

Lumia 625 është një model i ri i telefonit që bazohet në sistemin operativ Windows Phone, me ekranin e ndjeshëm në prekje me 4.7 inç, rrjetin 4G, i cili do të vijë në treg për një çmim të lirë, rreth 220 eurove, para taksave dhe subvencioneve.

Përveç ekranit të madh, Nokia Lumia 625 do të vijë edhe me rezolucion prej 800 x 480 pikselëve,si dhe procesorit dual core 1.2GHz Snapdragon S4. / Telegrafi /