Telegrafi

Nokia prezanton modelin e biznesit E6

Analistët supozojnë se modeli i ri i Nokia’s, E6, ka për synim përdoruesit e telefonave BlackBerry, pasi që përveç tastierës rrëshqitëse QWERTY, Nokia e ka përshtatur ngjyrën edhe dizajnin e këtij telefoni.

Nokia E6 posedon LCD ekranin e ndjeshëm në prekje me 2.46 inç, me rezolucion 640 x 480 piksel, 8GB hapësirë të brendshme, mikro SD kartelë, si dhe baterinë me 1500mAh.

Përveç tjerash, Nokia E6 ofron edhe mbështetje për rrjetet 2G/3G, bashkë me lidhjet e integruara për 802.11 b/g/n WiFi dhe Bluetooth 3.0.

Në këtë model është edhe kamera me 8MP dhe fokus të plotë (EDOF), dy LED ndriçues, 2x zum digjital me 3x në video, si dhe mundësinë e incizimit të video përmbajtjes në formatin HD me 720p. / Telegrafi /