Telegrafi

Nokia prezanton modelin 603, me Symbian Belle

Procesori i këtij modeli vjen me një bërthamë dhe kapacitet prej 1GHz, kamerë të pasme me 5 mega-piksel, e cila mund të incizojë HD video në 720p, me 30 kënde për sekondë, ndërsa ka edhe një softuer për përmirësimin e fotografive me efekte të ndryshme.

Nokia 603 vjen edhe me teknologjinë e pagesave në telefon, NFC, WiFi, Bluetooth, Nokia Maps me shumë opsione navigimi, si dhe shumë ngjyra të ndryshme për segmente të ndryshme të tregut. / Telegrafi /