Telegrafi

Nokia prezanton modelet e reja të linjës Asha

Në fakt, sot Nokia ka prezantuar edhe modelet e reja Nokia Asha 500, Asha 502 dhe Asha 503, të cilat do të dallohen për koston e lirë për përdoruesit.

Të gjitha modelet do të vijnë me dy shtresa të polikarbonit, dhe do të jenë në dispozicion në dy versione; modele me dy sim-kartela, dhe me një sim kartelë të vetme.

Këto modele Nokia i ka dedikuar për tregjet në zhvillim, përkatësisht për përdoruesit të cilët duan të blejnë telefona me kosto më të lirë, por megjithatë modele të reja të telefonave. / Telegrafi /