Telegrafi

Nokia prezanton linjën e re në Android, Nokia X, X+ dhe XL

Mirëpo, nuk është vetëm një model i telefonit në Android siç thuhej më parë, pasi që në ngjarjen e saj mediale Nokia i ka prezantuar tri modele të linjës X, përkatësisht modelet Nokia X, X+ dhe XL, të cilat vijnë me çmime mesatare të cilat fillojnë prej atyre që janë për telefonat e linjës Asha dhe Lumia.

Nokia X dhe X+ sjellin ekranin me diagonalen prej 4-inç në IPS LCD dhe rezolucionin prej 800 x 480 pikselëve, ndërsa procesori i këtyre modeleve është dual-core Snapdragon S4 8225 me 1GHz, 4GB memorie të brendshme dhe portin për microSD, si dhe 7GB memorie falas në OneDrive. Nokia X sjell 512MB RAM, ndërsa Nokia X+ posedon 768MB RAM.

Në anën tjetër, Nokia XL është modeli i tretë i kësaj linje dhe sjell ekranin me 5-inç me rezolucionin prej 800 x 480 pikselëve, kamerën e pasme me 5MP, atë të përparmen me 2MP, ndërsa karakteristikat tjera të këtij modeli janë të njëjta me ato të Nokia X+.

Nokia X do të kushtojë 89 euro dhe menjëherë do të jetë në dispozcion në Evropë, ndërsa Nokia X+ dhe XL do të kushtojnë 99 dhe 109 euro, dhe do të jenë në treg në tremujorin e dytë të këtij viti. / Telegrafi /